Bajqinovci i reagon ashpër LDK-së/ Ky është skenari i opozitës për Qeverinë!

Aktuale

Bajqinovci i reagon ashpër LDK-së/ Ky është skenari i opozitës për Qeverinë!

Nga: M.H. Më: 9 maj 2023 Në ora: 12:31
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook i ka reaguar për ngjarjet e fundit në vend, LDK-së.

Sipas Bajqinovcit LDK ka shumë vite që ka humbur rëndësinë politike në Kosovë, sipas tij LDK nuk ka shansë të fitojë asnjë betejë politike, përcjell “Bota sot”.

Deputeti thotë që LDK po provon që ta kompensojë me beteja juridike në Gjykatën Kushtetuese

Postimi i plotë

E zvarritur prej më shumë se një dekade me grupet e përbashkëta të interesit me PDK-në, vijon jetën e saj politike nga humbja në humbje. LDK-në, në këto 15 vite, nuk e gjejmë si qendër e rëndësishme politike në Kosovë sepse ka zgjedhur të shërbejë si parti e pazareve të nëndheshme me grupet e përbashkëta të biznesit me PDK-në e partitë tjera të vjetra. Si monedhë kusuritje e pazareve korruptive, LDK-ja natyrisht se nuk ka shansë të fitojë asnjë betejë politike, sikurse nuk i ka fituar. Tani, duke përdorur metodat dhe linjat, edhe ndonjë ditë të instaluara të shtetit të kapur në sistemin e drejtësisë apo institucioneve të pavarura, LDK humbjen e betejave po provon që ta kompensojë me beteja juridike në Gjykatën Kushtetuese, aty, ku shpresojnë t'u shkrepin ish kandidatët për deputetë të saj që me ato marrëveshjet e koalicionit që bazoheshin në ndarjen e plaçkes 50 me 50, të vonojë sado pak Qeverinë dhe mazhorancën aktuale në ndërtimin e kornizës së reformave afatgjate zhvillimore ekonomike dhe të drejtësisë.

Përpjekja e opozitës PLAN, për të instrumentalizuar e ndërsyer institucione të pavarura kushtetuese kundër programit të reformave, përveçse po e komprimiton pozitën juridike të atyre institucioneve, po tregon fare të qartë se PLAN jo vetëm që nuk ka reflektuar nga 14 shkurti 2021, por janë të etur për të vazhduar atë që kishin bërë me pasurinë publike më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat