Mehaj në vizitë zyrtare në Bangladesh: Theksova raportet tona të pandashme me ShBA

Aktuale

Mehaj në vizitë zyrtare në Bangladesh: Theksova raportet tona të pandashme me ShBA

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:10
Armend Mehaj dhe Tarique Ahmed Siddique

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të vizitës zyrtare në Bangladesh është takuar me Tarique Ahmed Siddique, këshilltar për siguri i Kryeministres së Bangladeshit.

Në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin mes vendeve me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes.

“Së bashku me z. Tarique u dakorduam që të fillojmë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Tutje Mehaj ka thënë se kanë ofruar ndihmë që të trajtojnë ushtrinë e Bangladeshit në fushën e dominimit, kërkim – shpëtimit dhe largimin e materieve të rrezikshme.

“Gjithashtu, ne kemi ofruar ndihmën tonë që të trajnojmë ushtrinë e Bangladeshit në fushën e deminimit, kërkim – shpëtimit, largimin e materieve të rrezikshme.  Theksuam raportet tona të pandashme me ShBA, dhe rëndësinë tonë jetike për të qenë në aleancë të përhershme me ShBA dhe NATO”, ka vijuar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat