Kabashi rrëfen për sulmin kundër UÇK-së në Shqipëri

Aktuale

Kabashi rrëfen për sulmin kundër UÇK-së në Shqipëri

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:17
Lulzim Kabashi

Ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Kabashi, ka rrëfyer për ngjarjet e ndodhura gjatë luftës dhe raportet me Shqipërinë. Kabashi ka thënë se atij i ka rënë të shkojë disa herë për të marrë armë në Shqipëri dhe shton se ushtria e Shqipërisë i ka penguar gjatë marrjes së armatimit.

Sipas tij, shërbimi sekret i Serbisë ka pasur shumë njerëz në territorin e Shqipërisë. Kabashi thotë se ka pasur pothuajse më shumë ushtarë të vrarë në kufi sesa në luftime direkte.

“Kemi pasur pengesa nga ushtria shqiptare rreth çështjes së furnizimit më armë. Unë kam qenë disa herë për armatim. Shërbimi sekret i Serbisë ka pasur shumë njerëz në Shqipëri. Kanë pasur çdo informacion për grupet që niseshin nga Shqipëria për në Kosovë. Ne kemi pasur më shumë të vrarë në kufi, sesa në konflikt”, ka thënë ai, teksa ka folur për ngjarjet e vitit 1998.

Ai ka thënë se në majën e Pashtrikut i janë vrarë pesë ushtarë. Siç thotë Kabashi, në momentin kur janë ndalur të shtënat, nga vendi ku kanë ardhur ato të shtëna, është dëgjuar një person që ka thirrur me të madhe “ a e fituat lirinë o kosovarë”.  

“Mua më janë vrarë 5 ushtarë në kufi. Në majën e Pashtrikut. Në momentin kur janë ndalë krismat, nga vendi ku kanë ardhur të shtënat është dëgjuar më zë të madh një person që ka thënë “o kosovarë a e fituar lirinë. Ka pasur shumë sabotator në ushtrinë e Shqipërisë”, ka thënë Kabashi në Frontal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat