Zeqiri tregon a do të bëhet betimi i kryetarëve në komunat veriore

Aktuale

Zeqiri tregon a do të bëhet betimi i kryetarëve në komunat veriore

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:27
Izmir Zeqiri

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se beson që betimi i kryetarëve në komunat veriore do të bëhet.

“Do t’i shfrytëzojmë afatet ligjore dhe përpjekjet tona janë në harmoni me të gjithë faktorët relevantë, me asamblenë me Ministrinë e Pushtetit Lokal, me organet e sigurisë dhe me të gjithë infrastrukturën shtetërore jemi të harmonizuar, kështu që nuk e shoh ndonjë shqetësim. Unë besoj se do të shkojë gjithçka në rregull dhe në kohën e duhur do të bëhet edhe betimi dhe natyrisht që edhe puna do të vazhdojë në normalitet”, ka thënë Zeqiri në Info Magazinë.

Zeqiri tha se i gjithë procesi e ka synimin e mirë për të gjithë qytetarët.

Ai shtoi se nuk e po sheh ndonjë tendencë për t’u penguar puna e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat