Hyseni: Qeveria s’guxon të pranojë një statut Asociacioni që shkel rregullimin ligjor e kushtetues

Aktuale

Hyseni: Qeveria s’guxon të pranojë një statut Asociacioni që shkel rregullimin ligjor e kushtetues

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:48
Albin Kurti dhe Skender Hyseni

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk guxon assesi të pranojë një statut Asociacioni që shkelë rregullimin ligjor e kushtetues të Kosovës.

Por, se në të njëjtën kohë nuk mund të ikë nga diskutimi për këtë çështje.

“E thashë pak më lart, Qeveria assesi nuk guxon të pranojë çfarëdo statuti asociacioni që shkelë rregullimin ligjor e kushtetues të Kosovës.

Në të njëjtën kohë qeveria nuk duhet të ikë, sepse edhe nuk mund të ikë nga diskutimi dhe eventualisht pajtimi për një draft-statut asociacioni”, ka thënë Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat