“Pa m’thënë Rugova, nuk muj me dalë në mal”, Humolli tregon çfarë i tha zyrtari i LDK-së gjatë luftës

Aktuale

“Pa m’thënë Rugova, nuk muj me dalë në mal”, Humolli tregon çfarë i tha zyrtari i LDK-së gjatë luftës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:51
Fatmir Humolli

Deputeti Fatmir Humolli, që ishte edhe pjesë e UÇK-së dhe LKÇK-së, ka treguar se si në rajonin e Prishtinës kishin organizuar celulat e para të rezistencës ndaj regjimit serb.

Në emisionin Pressing, Humolli tregoi se si kishin luftuar me serbët në Lagjen e Muhaxherëve dhe lagje tjera të Prishtinës.

Ai thotë se nuk i pëlqen se si disa thonë se nuk ka pasur asnjë shkrepje të pushkës në Prishtinë. Humolli shton se kushdo që thotë kështu, e mohon kombin e tij.

“Kështu e mohon kombin. Armiku dëshiron këtë. Sepse kombi ynë i pengon”, tha ai.

Ai tregon edhe për bisedën që ka pasur me një nga zyrtarët e LDK-së gjatë kohës së luftës.

“Pa m’thënë Rugova nuk muj me dalë në mal”, i kishte thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat