Ymeri: Ky ekip nuk mund të funksionojë i pavarur nga Qeveria

Aktuale

Ymeri: Ky ekip nuk mund të funksionojë i pavarur nga Qeveria

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:04
Visar Ymeri

“Ky ekip (Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe) nuk mundet asesi të funksionoj absolutisht i pavarur nga Qeveria e Kosovës dhe nëse ky ekip, kushdo qoftë përbërja e tij ka refuzuar të takohet me ministrin përgjegjës për këtë çështje që përmendet dhe në marrëveshje, kjo për mua është shkelje e rëndë”, ka thënë analisti Visar Ymeri.

Ymeri për deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut se draft-statutin e përpiluar nga Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin ai e ka titulluar “shtet brenda shtetit”, ka thënë se është e rëndësishme në dy aspekte.

“E para është që po shtohen zërat e kundërshtimit ndaj këtij dokumenti dhe që nëse Kosova e ka ndërmend me kundërshtu, në këtë rast po mendoj Qeveria, atëherë është mirë me pasë sa më shumë zëra që e kundërshtojnë”, ka shtuar Ymeri në “Debat Plus”.

Si aspekt të dytë Ymeri përmendi deklartën e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, dhe tha se kjo është një mundësi e mirë për Kosovën për të prezantuar një Asociacion që e dëshiron dhe cili është i pranueshëm. “Dhe mbase këto dy dokumete mund të futen në diskutim”, tha tutje Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat