Gashi reagon ndaj deklaratës së Konjufcës për dialogun

Aktuale

Gashi reagon ndaj deklaratës së Konjufcës për dialogun

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:05
Dardan Gashi

Ishte kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili deklaroi të hënën se Kosova nuk ka çfarë të kërkojë në dialog me Serbinë, nëse zgjidhja apo marrëveshja potenciale nuk e ka bazë Kushtetutën e Kosovës.

Analisti Dardan Gashi për deklartën e kryeparlamentarit Konjufca, ka thënë se kemi një inflacion të këtyre deklaratave sa i përket VV-së.

“Prej kur ka filluar me refuzimin total të Asociacionit, po flas atëherë si opozitë e deri sot që ndryshojnë çdo ditë, absolut e parëndësishme”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

“Po e rëndësishme është se ne e kemi harruar çfarë ka ndodhur ndërkohë, për shembull askush më nuk fol për tabela, për letërnjoftima, për këto Albin Kurti para dy muajsh jepte intervista nëpër botë se do të bëhet luftë në Kosovë”, ka shtuar ai.

Gashi ka shtuar tutje se tash kemi ardhur në një situatë “duke u munduar të na e shesin një version të Zajednicës pak më të butë”.

“Këto deklarata të Konjufcës janë pikërisht ‘rrenci-pjellësi’. Kryerrenci është ai që i ka qitur këto propaganda që 15 vjet, edhe Glauku po më duket se e kanë vendosur pak në zor të dalë ta pshtjellë pak”, ka theksuar Dardan Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat