Rashiq tregon nëse do të pranonte ta udhëhiqte ekipin për draftimin e Asociacionit

Aktuale

Rashiq tregon nëse do të pranonte ta udhëhiqte ekipin për draftimin e Asociacionit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:17
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se nëse do t’ia kërkonte kryeministri Kurti të udhëhiqte me një grup për hartimin e statutit të Asociacionit, do të fliste me të për këtë.

Megjithatë Rashiqi thotë se me dëshirë nuk do të udhëhiqte me një grup të tillë.

“Nuk kemi fol ende për këtë. Nëse e kërkon kryeministri, do të flas me kryeministrin atëherë. Në momentin kur u dërgua statuti, çfarëdo që është, normal që reagim i radhës është përgatitja e një statuti tjetër. Unë vet i kam thënë që do të jemi inovativ dhe do të kemi propozime të reja. Dhe propozimet e reja është normale që kyçen në formën direkte apo indirekte me mua. Prandaj nuk po mohoj siç keni thënë ju, por siç thotë fjala popullore, jo me dëshirë. Me siguri do të flas me kryeministrin lidhur me këtë”, deklaroi Rashiq.

Sa i përket ‘draft-vizionit’ të paraqitur nga Qeveria e Kosovës, Rashiq tha se është bazë e mirë.

“Skeletoni është me rëndësi si dizajnohet krijohet dhe unë atë që e kam pa, për fillim kisha thënë që është e mirë si bazë e mirë”, deklaroi ministri serb në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Sipas tij, kryeministri nuk ka gabuar me shkarkimin e Ekipit Menaxhues teksa shton se ky veprim i Kurtit është për të blerë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat