Humolli braktisë VV-në: Rruga me mua nuk është e lehtë, me Haki Abazin kemi të përbashkëta

Aktuale

Humolli braktisë VV-në: Rruga me mua nuk është e lehtë, me Haki Abazin kemi të përbashkëta

Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:50
Fatmir Humolli

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ekziston mundësi që të krijohet një grup i ri parlamentar me të larguarit nga VV.

Prej fillimit të mandatit të kësaj legjislature, nga grupi i VV-së janë larguar tri persona. Haki Abazi dhe Fatmir Humolli u larguan së fundi dhe janë të pavarur, ndërsa Doarsa Kica Xhelili i është bashkuar LDK-së.

Humolli e pranon se si deputet i vetëm je i pafuqishëm, ndërsa shton se me Abazin kanë të përbashkëta.

“Si individ je i pafuqishëm. Nuk mund të japësh më shumë. Ka nevojë për krijimin e një grupi. Por nuk mund t’i them askujt hajde, pa qenë ai i vetëdijshëm që po i bashkojmë fuqitë. Ai që do mu bashku me mu, e di se nuk kemi rrugë të lehtë”, tha ai.  

“Me Hakiun kemi të përbashkëta, ka njohuri në politikën e jashtme. Ai njeh disa gjëra, unë disa. Unë e njoh sigurinë si mund të frymojë”, shtoi Humolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat