Peci i vendosur për zbatimin e Ligjit për kontrollin e Duhanit: Nuk do të ketë tolerim për ata që e shkelin ligjin

Aktuale

Peci i vendosur për zbatimin e Ligjit për kontrollin e Duhanit: Nuk do të ketë tolerim për ata që e shkelin ligjin

Më: 10 maj 2023 Në ora: 11:49
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë është shprehur i vendosur se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që e shkelin Ligjin për kontrollin e Duhanit.

Ai ka sqaruar se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë zhvilluar mbi 3200 inspektime e kanë shqiptuar 460 gjoba.

Peci shtoi se bashkë me inspektorë të AUV-it ditëve të fundit ka inspektuar edhe tregjet ilegale të tregtimit të shtazëve e shpezëve, për çka tha se do të veprohet konform ligjeve e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Përderisa shtoi se këtë vit Kosova ka shënuar rekord të të mbjellave sidomos sa i përket drithërave.

“AUV-i ditëve të fundit ka marrë veprime për parandalimin e pirjes së duhanit në vendet e ndaluar, jemi në implementimin e këtij ligji në lokalet e ndryshëm, hotele, kafiteri”.

“Janë bërë mbi 3200 inspektime e janë shqiptuar 460 gjoba, nga këtu përçojmë mesazhin që të respektohet ligjin që të ruajmë shëndetin publik”.

“… kemi inspektuar edhe tregjet ku ushtrohet veprimtaria ilegale me tregtimin e shtazëve e shpezëve, jemi vendosur në zbatim të ligjit edhe në këtë pjesë”.

“Viti 2023 është rekord i të mbjellave në sektorin e dritharëve, do të risimin nivelin e kontrollit deri në 100%”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat