“I lidhur me krimin”, Miftaraj për artikullin e “New York Times”: Shkrimi për Vuçiçin tregon të vërtetën

Aktuale

“I lidhur me krimin”, Miftaraj për artikullin e “New York Times”: Shkrimi për Vuçiçin tregon të vërtetën

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:44
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se duhen analizuar dhe parë me kujdes deklaratat e Miroslav Lajçak pasi në thelbin e tyre pasqyrohet ecuria e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehet se turet e vizitës së Lajçak në Prishtinë dhe Beograd, do të përgatisin takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel, ku do të diskutohen modelet e formimin të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Për të pasur më shumë qartësi se nga do të shkojë dialogu Kosovë-Serbi, në radhë të parë duhet të merren në konsideratë deklaratat e Lajçak. Më 11 dhe 12 maj të këtij muaji do kemi vizitë të Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd dhe kjo është një përgatitje për takimin e radhës që mund të ndodhë në Bruksel. Kurti duhet të prezantojë një draft-statut të ri për Asociacionin”, tha ai.

Ai tha se ecuria e dialogut varet kryesisht nga stabiliteti politik në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Në Kosovë ka një stabilitet politik, në Serbi stabiliteti politik mbetet tek Vuçiç. Nëse mendon se është duke humbur shumë, mund të marrë vendim për ta çuar vendin në zgjedhje. Vuçiç nuk varet nga opozita, por varet nga ai vetë, që nëse dëshiron të prodhojë situata në Serbi mund të shkojë në zgjedhje. Dy rastet vrasjeve mund të ndikojë në çështjen e brendshme sa i takon sigurisë. Në rol mund të luajnë edhe ndërkombëtarët mund të ndikojnë që mos të kemi ndërprerjen të mandatit, sepse kjo do ta shtynte procesin e dialogut”, shtoi ai.

Po ashtu, Miftaraj komentoi shkrimet e medias amerikane “New York Times”, e cila pretendon se presidentin serb Aleksandër Vuçiç është i lidhur me krimin. Këto shkrime tha Miftaraj janë të sakta dhe të vërteta, pavarësisht se vetë Vuçiç i konsideroi “marrëzira” të medias amerikane.

“Ne që kemi jetuar dhe kemi përvojë në përcjelljen e politikës serbe, të gjitha ato që janë deklaruar dhe shkruar nga New York Times janë të vërteta. Vuçiç është mjeshtër i manipulimit dhe i propagandës. Ai ka ditur të akuzojë si BE dhe SHBA, gjoja se e gjithë bota është kundër Serbisë. Ai i kontrollon me dorë të hekurt të gjitha institucionet e Serbisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat