Imeri: Asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë

Aktuale

Imeri: Asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:34
Tevide Imeri

Kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri deklaroi se asnjë Qeveri nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë.

“Edi se shëndetësia ka një kosto jashtëzakonisht të lartë edhe kam thënë, e nuk kam me u ndalë duke e thënë se gati asnjëra Qeveri nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë”, tha Imeri.

Ajo tha se kur e gjithë Qeveria fokusohet kah shëndetësia, nuk mund të mos ndryshoje diçka për të mirë.

“Kur e gjithë Qeveria fokusohet kah shëndetësia, nuk ka qare pa ndryshu diçka për të mirë. Unë nuk po them se mundemi me e ba për një mandat ose gjysmë mandati një shëndetësi si të shteteve të perëndimit, por megjithatë, këto çështje, shërbimet kryesore, ato duhet të ofrohen”, u shpreh Imeri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat