Pse nuk u shkarkua Ekipi Menaxhues më herët, Krasniqi: Nuk kemi dashtë të paragjykojmë mbi produktin final

Aktuale

Pse nuk u shkarkua Ekipi Menaxhues më herët, Krasniqi: Nuk kemi dashtë të paragjykojmë mbi produktin final

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:39
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se puna e Ekipit Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit ka qenë jotransparente që nga 2013.

Ai ka thënë se as vendimet për emërimet e tyre nuk janë bërë publike deri më tani.

“Puna e tyre nga 2013 deri tani ka qenë jotransparente. Vlen të theksohet se as vendimet për emërimet e tyre nuk janë bërë publik deri pak ditë kur ne kemi vendos që t’i bëjmë publik. Edhe dokumentin e emërimit të parë më 2013, edhe atë të 2016 dhe plotësim-ndryshimin e vitit 2020”, ka thënë Krasniqi.

Ministri ka thënë se ekipin e ka ftuar disa herë në takim, por nuk ka marrë përgjigje.

“Ne kemi përcjellë në vazhdimësi nëse këta koordinohen ashtu siç ishte e parë me vendimin mbi emërimnin e tyre dhe pasi këta nuk kanë pasë asnjë koordinim me ministrinë tonë, më 18 prill i kam ftu për takim, i kam ftu për takim më 20 prill, këta nuk janë përgjigj dhe më 2 maj kanë bërë një prezantim të draft-statutit që tashmë për neve është një draft-statut jorelevant sepse parasheh një Republika Srpska në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ky ekip nuk është shkarkuar më herët sepse nuk kanë dashtur të paragjykojnë mbi produktin final.

Fakti që ne në dialog jemi konstruktiv, nuk kemi dashtë të paragjykojmë mbi produktin final. Kemi ofru mundësinë e bashkëpunimit sikurse ata do t’i përgjigjeshin ftesës tonë dhe të diskutonin për punën e tyre, mund të diskutonin edhe para se të shkonin në Bruksel më 2 maj. Në momentin kur është bërë prezentimi i produktit të tyre, është përfundu mandati i këtij ekipi menaxhues dhe më 3 maj e kemi marrë vendimin e lirimit nga detyra”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat