Krasniqi: Nuk do të ketë ekip të ri menaxhues për Asociacionin, me këtë po merret Kurti

Aktuale

Krasniqi: Nuk do të ketë ekip të ri menaxhues për Asociacionin, me këtë po merret Kurti

Më: 11 maj 2023 Në ora: 00:43
Elbert Krasniqi

Qeveria e Kosovës nuk do të emëroj Ekip të ri Menaxhues për Asociacionin pas shkarkimit të ati të emëruar në vitin 2013, pas prezantimit të draftstatutit më 2 maj.

Sipas ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tash kjo çështje është në diskutim të nivelit politik dhe për këtë po merret kryeministri Kurti.

“Është e rëndësishme të kuptohet që Kurti ka para vetës menaxhimin e kësaj situate dhe ne nuk kemi nevojë për asnjë një ekip menaxhues, vazhdimisht kemi pasur pyetje se kur do të emërohet ekipi i ri menaxhues, ky ekip ka përfunduar, tani është diskutim politik dhe për këtë është i mandatuar kryeministri i Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se versioni i paraqitur nga kryeministri Kurti është kushtetues dhe bujar, që u mundëson serbëve organizim dhe komunikim me Qeverinë e Kosovës.

“Vizioni i propozuar nga kryeministri Kurti është bazë e mirë dhe e shëndosh e cila respekton kushtetutshmërinë mbi të cilin komuniteti serbë mund të organizohet dhe të ketë komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ai ka thënë këto çështje do të diskutohet edhe në takimin e së enjtes ndërmjet kryeministri Kurti dhe emisarit Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat