Këshilltari i Konjufcës rrahu gruan me dru, a do të shkarkohet? Flasin nga kabineti i kryekuvendarit

Aktuale

Këshilltari i Konjufcës rrahu gruan me dru, a do të shkarkohet? Flasin nga kabineti i kryekuvendarit

Më: 11 maj 2023 Në ora: 13:43
Drilon Gashi - këshilltar i Glauk Konjufcës

Më 22 nëntor të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur që Drilon Gashit, aktualisht këshilltar i kryeparlametarit, Glauk Konjufca, t’i shqiptohej “Vërejtje Gjyqësore” për shkak se i kishte ushtruar dhunë fizike bashkëshortes së tij.

“Vërejtje Gjyqësore - Me të cilën të pandehurit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme që përbën vepër penale për të cilën nëse ai sërish e përsëritë Gjykata do të i shqiptojë sanksion më të rëndë penal”, thuhej në vendimi e këtij institucioni.

Këtij vendim i kishte paraprirë raportimi i bashkëshores së Gashit, në të cilin thuhej se i njëjti e kishte rrahur atë me grushta dhe me dru.

Image
Aktvendim-Drilon Gashi

Ani pse vendimi ndaj Gashit ishte i formës së prerë, ai më më 29 qeshor të 2021-tës, ishte emëruar nga Glauk Konjufca si Këshilltarë në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit.

Media ka kontaktuar Ilir Kërçelin, Shefin e Stafit të Kryetarit, i cili ka deklaruar se Gashi akoma vazhdon të jetë pjesë e stafit të Konjufcës.

“Deri tani është pjesë e stafit, tash e tutje do të shohim si do të veprojmë. Për rastin në fjalë nuk kemi qenë të informuar nga Driloni”, ka thënë ai.

Media ka tentuar të kontaktojë edhe Drilon Gashin, por i njëjti nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat