Pasuria e këshilltarit të Konjufcës që u dënua për rrahjen e gruas me dru

Aktuale

Pasuria e këshilltarit të Konjufcës që u dënua për rrahjen e gruas me dru

Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:06
Drilon Gashi

Lajmi i ditës që ka qarkulluar nëpër media, është ai se këshilltari i kryeparlamentarit Konjufca, Drilon Gashi, ka qenë i dënuar për rrahjen e gruas me dru.

Kjo konfirmohet në vendimin që e publikoi faqja “Peja në Fokus”.

Gashi si këshilltar e ka bërë edhe deklarimin e pasurisë për vitin 2023.

Në deklarim, Gashi ka bërë të ditur se e ka një shtëpi 350 metra në vlerë 40 mijë euro si pasuri të përbashkët. Truall në vlerë 27 mijë euro, tokë në vlerë 13 mijë euro dhe shtëpi të prindërve në vlerë 10 mijë euro.

Ai ka deklaruar një veturë në vlerë 5 mijë euro të cilën e vozitë pikërisht bashkëshortja e Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat