Hisen Berisha i reagon Lajçakut: Në rast lufte me Serbinë do të luftojmë edhe për Nishin, Korshumlinë, Rashkën dhe Sanxhakun

Aktuale

Hisen Berisha i reagon Lajçakut: Në rast lufte me Serbinë do të luftojmë edhe për Nishin, Korshumlinë, Rashkën dhe Sanxhakun

Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:29
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, i ka reaguar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ose do të ketë normalizim marrëdhëniesh ose luftë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova është e gatshme për luftë nëse i cenohet integriteti territorial.

“Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun”, ka deklaruar Berisha.

“Sot kemi 60-70 mijë ushtarë me përovoj lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponzorizuara nga diplomat, si ju z.Lajçak!”, ka thënë ndër të tjera deputeti i PDK-së.

“Kosova dhe populli i saj nuk e do luftën por jemi të gatshëm të flijohemi për të, duke besuar edhe në garantimin e aleatit tonë kryesor në luftë dhe në paqe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shton ai. 

Postimi i plotë:

Z.Lajçak, mos shantazho!

Z.Lajcak, KOSOVA është e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit.

Por, duhet ta dini, se ky nuk do të jet konlikt!

Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun.

Sot, kemi një gjeneratë të tërë që e trashegojnë lirinë.

Sot kemi 60-70 mijë ushtarë me përovoj lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponzorizuara nga diplomat, si ju z.Lajçak!

Prandaj, z.Lajçak, mos shantazho!

KOSOVA nuk e dëshiron luftën.

Ne kemi hy në proces politik të përmbylljes së pavarësisë, në kufijt e njohur nga SHBA dhe mbi njëqind shtete përfshi më të fuqishmet e Botës.

E drejta e Kosovës për pavarësim, është konfirmuar juridikisht nga Gjykata Ndërkombërare e Drejtësisë.

Si BE dhe ju si ndërmjetësues, jeni për ta lehtësuar dialogun, jo për ta degraduar pavarësinë, duke na shantazhuar me konflikt me Serbinë, në Veri të vendit.

Kosova dhe populli i saj nuk e do luftën por jemi të gatshëm të flijohemi për të, duke besuar edhe në garantimin e aleatit tonë kryesor në luftë dhe në paqe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat