Vetëvritet një 18-vjeçar në Suharekë, supozohet të jetë djali i një polici

Aktuale

Vetëvritet një 18-vjeçar në Suharekë, supozohet të jetë djali i një polici

Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:47 Përditësuar në ora: 16:55 më 11.05.2023
Ilustrim

Rast tragjik për familjen Kadriaj në Suharekë, ky është djali i policit që vrau veten aksidentalisht me armën e babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një person dyshohet se ka qëlluar veten me armën e prindit, i cili është zyrtar policor. Viktima është një 19-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Erlis Kadriajn, i cili humbi jetën tragjikisht, duke e shkrepur armën e babait të tij, i cili është zyrtar policor, Sedat Kadriaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se i riu e ka qëlluar gabimisht veten në kokë, duke marrë lëndime të rënda, të cilat s’ka arritur t’iu bëjë ballë.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesen e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”, ka thënë Gashi.

Vdekja e 19-vjeçarit në Suharekë, Policia thotë se i shkrepi arma e babait që është zyrtar i policisë

Një i ri ka vdekur në Suharekë, pas lëndimeve që ka marrë në kokë nga përdorimi i armës së zjarrit.

Sipas Policisë, atij i ka shkrepur arma deri sa po manipulonte me të në banesën e tij.

Viktima është djali i një zyrtari të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se edhe arma i përket atij.

Rastin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi ka bërë me dije se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit . Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.

Viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkëme zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-se të Prizrenit, vazhdojne hetimin e rastit të cilesuar si ‘ Vdekje e Dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.

Vetëvritet një 18-vjeçar në Suharekë, supozohet të jetë djali i një polici

Një rast i rëndë tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku dyshohet se është vetëvrarë një person.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Sylaj.

Sylaj njoftoi se viktima është i moshës 18 vjeçare.

Gazeta mëson nga burimet e saj se viktima është djali i një polici, i cili punon në Njesinë e Reagimit të Shpejtë (NJ.R.SH) në Prizren. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat