Halimi e LDK-së pas komentit të Kurtit për emërimin e Gërvallës në RTK: Mashtrimi të mos lejohet më

Aktuale

Halimi e LDK-së pas komentit të Kurtit për emërimin e Gërvallës në RTK: Mashtrimi të mos lejohet më

Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:35
Sibel Halimi

Deklaratës së Kurtit mbi përzgjedhjen e Rilind Gërvallës si drejtor televizioni në RTK i ka reaguar edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi me anë të një shkrimi të titulluar “mashtirmi nuk duhet lejuar më!”

Kurti u shpreh mes tjeras se kriteret që duhen plotësuar nga njerëzit për t’u angazhuar në RTK ishin profesionalizmi dhe etika.

Sipas Halimit, ky ishte një mashtrim.

“Drejtori i Televizionit Publik është aktivist i partisë së tij. Ndërsa, për qëllim propagandimi, Ministria e Kulturës hiç më pak se 750 mijë euro ia dhuroi për tri vjet RTK-së,” – argumentoi znj. Halimi.

Ajo tutje vazhdoi duke thënë që gazetarët në RTK nuk e meritonin një trajtim të tillë.

Më tej, znj. Halimi paralajmëroi se LDK-ja nuk do të merrte pjesë në asnjë emision nga transmetuesi publik deri në anulim të vendimit për drejtorin e televizionit.

Postimi i plotë

Mashtrimi nuk duhet lejuar më

Kryeministri sot paska theksuar dy kritere që duhet plotësuar për njerëzit që angazhohen në servisin publik, RTK, profesionalizmi dhe etika. Por, fatkeqësisht këto deklarata të tij janë vetëm version për konferencat ndërkombëtare. Realiteti është gjithmonë e kundërta e asaj që thotë.

Drejtori i Televizionit Publik është aktivist i partisë së tij. Ndërsa, për qëllim propagandimi, Ministria e Kulturës hiç më pak se 750 mijë euro ia dhuroi për tre vjet RTK-së.

Gazetarët dhe të gjithë punëtorët në RTK që kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm për informim të drejt dhe të pavarur, nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik për të gjithë dhe jo një militant të partisë në pushtet.

Prandaj, LDK nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues, derisa të anulohet përzgjedhja e drejtorit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat