Statovci: Serbia ka shkelur 8 nga 11 pikat e Marrëveshjes së Ohrit

Aktuale

Statovci: Serbia ka shkelur 8 nga 11 pikat e Marrëveshjes së Ohrit

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:14
Jeta Statovci

Jeta Statovci, anëtare e Grupit Parlamentar të LVV-së, njëherësh edhe pjesë e Listës Guxo, gjersa ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se pala serbe, ka shkelur 8 nga 11 pikat e Marrëveshjes së Ohrit.

“E meta e këtij procesi është se gjithçka mbështetet në fakt që ka mungesë të besimit nga dy palët. Edhe vetë fakti që ende pa u bërë dy muaj, tetë pika nga 11-të pikat janë të shkelura jep indikacione sesa faktikisht kemi një palë serioze në procesin e këtij normalizimi”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se pala kosovare ka shfaqur konstruktivitet në dialogun me Serbinë duke shërbyer si avokuese e një zgjidhjeje që synon stabilitetin.

Në të kundërt, ajo ka vërejtur se pala serbe vazhdimisht ka tentuar të gjejë zgjidhje që mund të hapin vrima të reja për konflikte potenciale.

“Unë mendoj që pala kosovare ka tregu konstruktivitetin e vet, pasi ka prokalmu dhe ka qenë avokuaese të asaj për një zgjidhje e cila ofron stabilitet, e nga pala serbe vazhdimisht e shohim që tenton për një zgjidhje e cila lë vrima të reja të konflikteve potenciale”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat