Beqa ia kujton Kurtit ‘të bëmat’ kundër Asociacionit: Ia ndryshoi imazhin Republikës

Aktuale

Beqa ia kujton Kurtit ‘të bëmat’ kundër Asociacionit: Ia ndryshoi imazhin Republikës

Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:09
Hajdar Beqa

Shtet brenda shtetit, kjo është mënyra se si deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa e sheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Beqa ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se për Asociacionin që tani ia ndërroi emrin në Vetëmenaxhim, ka djegur institucione, kanë ikur njerëz nga Kosova, e mbi të gjitha kanë vdekur si shkak i kësaj marrëveshje.

“Për këtë Asociacioni që tani po i thotë Vetëmneaxhim z.Kurti i ka kallë institucionet e shtetit, ka humbur jetë të njerëzve, të qytetarëve të Kosovës, kanë ikë njerëz jashtë vendit duke e pa situatën, ja ka ndërruar imazhin e Republikës së Kosovës. Të njëjtën kohë vetëm ja ndërron emrin dhe thotë se është mirë situata e thotë që s’e pranojnë Asociacionin, por vetëmenaxhimin.”, deklaroi Beqa.

Draft-statutin e 2 majit, Beqa e ka cilësuar si diçka që do ta ndërroj hartën e Kosovës.

“Nëse e lexojmë Vetëmenaxhimin dhe atë draftin që ka qenë apo opinion i Gjykatës Kushtetuese është shumë më shumë se Asociacion. Ky po krijon shtet në shtet, autonomi për serbët në Republikë të Kosovës. Mendoj që draft-statutit të Asociacionit dhe problemi i Kishës Ortodokse e ndërron hartën e Kosovës në kuptimin e pamjes. Nuk mundesh me i ikë Kishës sepse e ke temë.”, tha ai.

Së fundi, ai ka thënë se Ekipi Menaxhues është dashur shumë më herët të shkarkohet jo pasi ta bëj punën e tij

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë me 2 maj u takuan në Bruksel, ku u paraqitën dy draft-statute për krijimin e Asociacionit, njëri nga Ekipi Menaxhues që nuk u pranua nga Kosova dhe tjetri nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që e quajti draft-vizion, i cili ishte i bazuar në modelin kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat