Dreshaj: Jemi në valën e shkapërderdhjes, shkuarjes së trurit dhe rënies së lindshmërisë

Aktuale

Dreshaj: Jemi në valën e shkapërderdhjes, shkuarjes së trurit dhe rënies së lindshmërisë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:02
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, thotë se Kosova tani është në valën e shkapërderdhjes dhe se lindshmëria ka rënë dukshëm në vend.

Prandaj sipas tij, nuk duhet tërë vëmendja e shtetit të kthehet vetëm në ndalimin e korrupsionit e hajnisë.

“Jemi në valën e shkapërderdhjes, të shkuarjes së trurit. Problem tjetër është rënia e lindshmërisë në Kosovë. Sot kemi shkolla të zbrazura, fshatra të zbrazura, sot kemi njerëz vetëm me mbi moshë që kanë mbetur brenda vendit. Prandaj, ky vend duhet të kthehet nga realiteti, nuk duhet të mendojmë vetëm si të ndalet korrupsioni e hajnia”, deklaroi Dreshaj.

Më tej, Dreshaj dha edhe një sugjerim për Qeverinë Kurti.

“Unë e kam një mesazh për qeverisjen Kurti dhe opinionin e gjerë, që realiteti në Kosovë është mjaft i zi, nuk ka nevojë të nxihet edhe më tepër, si me analistë politikë që po dalin çdo ditë, si me veprime politike që po prononcohen gjithkah”, shtoi tutje Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat