Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në zyre

Aktuale

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në zyre

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:26 Përditësuar në ora: 12:06 më 12.05.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadorët e QUINT-it s’deklarohen për medie pas takimit me Kurtin

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë pas mbi një ore takim me kryeministrin Albin Kurti janë parë duke dal nga Qeveria.

Gazetarët tentuan që të kenë një deklaratë në lidhje me takimin, por të njëjtit nuk u prononcuan për medie.

Takimi ndodh pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Një ditë më parë Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në zyre

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë e Italisë kanë shkuar sot për takim me Kryeministrin Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Megjithatë, ai s’dha më shumë detaje për temat që po diskutohen në këtë takim.

Takimi ndodh pas reagimit të Zyrës së BE-së në Prishtinë rreth vendimit preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rreptësishtë procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve të prekur dhe mbajtësve të interesit respektohen plotësisht”, u tha në reagimin e BE’së.

Një ditë më parë Kurti priti në zyrën e tij emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak, i cili erdhi në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në dialog, si dhe shqetësimet e tij për situatën e sigurisë në veri të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat