Hovenier krenohet me ekipin, e prezanton me mysafiren Power

Aktuale

Hovenier krenohet me ekipin, e prezanton me mysafiren Power

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njofton se sot e ka mirëpritur administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, në objektin e ambasadës.

Me anë të një postimi në Twitter ai shprehet se e ka prezantuar atë me ekipin, siç e cilësoi, të përkushtuar.

“Çdo ditë, jam mirënjohës për kontributin e tyre në avancimin e prioriteteve tona strategjike, duke përfshirë mbështetjen për një Kosovë gjithëpërfshirëse, demokratike dhe ekonomikisht të begatë”, shkroi Hovenier.

Ndryshe, shefja e USAID-it Samanta Power ka shëtitur paradite shtigjeve të Gërmisë me një grup të rinjsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat