Bastiset shtëpia e vëllaut të Shqipe Pantinës, tenton t’i ikë policisë, kërcen nga lart dhe përfundon në spital

Aktuale

Bastiset shtëpia e vëllaut të Shqipe Pantinës, tenton t’i ikë policisë, kërcen nga lart dhe përfundon në spital

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:45
Shqipe Pantina

Një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur në Gllarevë të Klinës. Media ka raportuar  nga mëngjesi për këtë aksion ku janë arrestuar disa persona.

Burimet e media bëjnë të ditur se pesë lokacione janë bastisur në këtë aksion, tri shtëpi, një restorant dhe një auto servis i veturave.

Burimet  bëjnë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës.

Media e ka kontaktuar Pantinën lidhur me këtë rast.

Në pyetjen e gazetarit për bastisjen e shtëpisë së vëllaut të saj, Pantina ka dhënë këtë përgjigje.

“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment” ka thënë Pantina.

Lajmi se vëllau i Pantinës është në spital, është i vërtetë.

Burimet e medias bëjnë të ditur se Bujar Pantina duke tentuar të shmangë arrestimin nga Policia, ka kërcyer nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat