Dumoshi i reagon Konjufcës: Nga sulmet fizike të VV-së Mustafa mund të mos ishte gjallë sot

Aktuale

Dumoshi i reagon Konjufcës: Nga sulmet fizike të VV-së Mustafa mund të mos ishte gjallë sot

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:25
Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për letrën ka merita ish-kryeministri Isa Mustafa.

Vlora Dumoshi  tha se njohja e kësaj merite ndaj Mustafës nga Vetëvendosja e tanishme është korrekte, por që ai sot mund të mos ishte gjallë.

Dumushi kujtoi kohën kur kisht sulme fizike ndaj Isa Mustafës si kryeministër, nga Vetëvendosja.

Postimi i plotë:

Mbrëmë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ia njohu meritat ish Kryeministrit Isa Mustafa për sigurimin e letrës së Mogerinit për veçoritë e Asociacionit. Shumë vonë, por një gjest korrekt. Vonë, sepse Isa Mustafa mund mos ishte i gjallë sot nga sulmet fizike dhe verbale që VV por edhe disa subjekte tjera i bënë për një kohë të gjatë me vrazhdësinë më të madhe ndaj tij.

E sulmuan edhe për Marrëveshjen e Demarkkacionit ata që sot janë në pushtet dhe nuk e çelën gojën kur ishte së fundmi Kryeministri Abazoviq, ti thonin edhe një fjalë për këtë çështje pët të cilën e kallën Kosovën. Presidentja deklaroi se kjo çështje konsiderohet e mbyllur. Se si, nuk tregoi!? Dokumenti i vitit 2015 është i vetmi nga marrëveshjet me Serbinë që njeh autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga pala serbe. Edhe këtë meritë duhet t’ia pranoni Isa Mustafës dhe ekipit që përgatiste dhe zhvillonte dialogun. Natyrisht, nëse e njihni Gjykatën Kushtetuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat