Tri shtëpi të Gazmend Muhaxherit kushtojnë 715 mijë euro, kjo është pasuria totale e tij

Aktuale

Tri shtëpi të Gazmend Muhaxherit kushtojnë 715 mijë euro, kjo është pasuria totale e tij

Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:53
Gazmend Muhaxheri

Vetëm tri shtëpitë të cilat i posedon në emër të tij, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, arrijnë shifrën e 715 mijë eurove.

Tek pasuria e paluajtshme, kryetari Muhaxheri përpos tri shtëpive ka deklaruar që posedon edhe  objekte të tjera dhe disa toka.

Ndërsa, në emër të bashkëshortes ka deklaruar që ka dy vetura, ku njëra kap shifrën prej 17 mijë eurove e tjera 10 mijë.

Muhaxheri, ka deklaruar se ka edhe një kredi të cilën e ka marrë për ndërtimin e një objekti prej 80 mijë eurove.

Aktualisht detyrime financiare për këtë i ka edhe 34 mijë e 155 euro.

Kryetari Muhaxheri, të ardhura vjetore personale dhe familjare ka mbi 64 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat