Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen

Aktuale

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:11
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin bisedoi, ndër të tjera, për raportet dypalëshe dhe zhvillimet politike në vend e rajon. 

Kryetari Konjufca vlerësoi partneritetin dhe marrëdhëniet e mira dhe gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen koherente që Finlanda i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. 

Me këtë rast, ambasadori Nissinen falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit finlandez për Kosovën. 

Në takim u ritheksua gatishmëria për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Finlandës.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat