Kjo është pasuria e Burbuqe Hanës, kryeshefes së Telekomit

Aktuale

Kjo është pasuria e Burbuqe Hanës, kryeshefes së Telekomit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:20
Burbuqe Hana

Burbuqe Hana, kryeshefja e Telekomit të Kosovës, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

E njëjta sipas këtij formulari del të ketë një shtëpi 216 metra katror që i kushton rreth 126 mijë euro.

Hana zotëron edhe një banesë prej 40 metrave katror që e ka blerë në vitin 2009, dhe i ka kushtuar 23 mijë euro.

Hana e ka edhe një veturë të cilin e posedon nga viti 2021, në vlerë prej 13 mijë e 500 eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat