Zbulohet identiteti i zyrtarit të shtetit që u arrestua për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktuale

Zbulohet identiteti i zyrtarit të shtetit që u arrestua për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Më: 12 maj 2023 Në ora: 21:33
Arsim Kuliqi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Media zbulon se bëhet fjalë për Arsim Kuliqin i cili në cilësinë e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka nënshkruar një kontratë të dyshimtë.

Sipas asaj që thuhet në raportin e policisë Kuliqi kishte nënshkruar një kontratë me vlerë afër 200 mijë euro për disa projekte që dyshohet se janë kryer vite më parë.

“I dyshuari në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka nënshkruar kontratë rreth realizimi të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199,500.00 €. Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018). Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia.”, thotë policia.

Ndaj të njëjtit, ishte iniciuar rast edhe në vitin 2021 nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat