Mjeku jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Klinë

Aktuale

Mjeku jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Klinë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje në afëri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth ores 19:18 min Policia e Kosovës është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF në Klinë aty te rrethi. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur armë e zjarrit dhe armë e ftoftë. Dy persona kane pësuar lëndime  dhe janë dërguar në Emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, për gjendjen e dy të plagosurve për Radio Dukagjinin ka folur edhe mjeku kujdestar, njëherit edhe drejtor mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Besnik Ibraj.

Ai ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Rreth orës 20:00 kemi pranuar dy të plagosur të sjellë nga policia e stacionit policor të Klinikës, nga autoambulanca e Klinës, njëri ka qenë i moshës 68-vjeçare ndërsa tjetri i moshës 58-vjeçare. Pacienti i parë ka qenë i lënduar me mjete të mprehta, ka pasur katër plagë në regjionin e krahut, shpinës dhe barkut, janë ekzaminet mjekësorë të nevojshme dhe i është dhënë ndihmë mjeksore, i njejti është pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spitalin e Pejes dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibraj për Radio Dukagjinin.

“Edhe pacienti tjetër ka pasur katër lëndime në regjionin e kokës, janë përpunuar plagët janë bërë intervenimet e nevojshme mjekësore dhe edhe ai është jashtë rrezikut për jetë dhe të dy janë të hospitalizuar në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Ibraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat