Zyrtarja amerikane vjen me porosinë e fundit për Kosovën dhe Serbinë, ka këtë kërkesë pas takimit me Osmanin

Aktuale

Zyrtarja amerikane vjen me porosinë e fundit për Kosovën dhe Serbinë, ka këtë kërkesë pas takimit me Osmanin

Më: 13 maj 2023 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 09:54 më 13.05.2023
Samantha Power dhe Vjosa Osmani

Power: Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet për normalizim, Asociacioni do të ndihmonte

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, është pritur sot në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi në një konferencë të përbashkët, Power ka thënë se kishte një diskutim produktiv me presidenten Osmani, derisa e quajti presidenten frymëzim jo vetëm për gratë dhe vajzat e Kosovës por për gratë dhe vajzat kudo në botë.

Shefja e USAID-it ripërsëritur sërish që Kosova dhe Serbia duhet të intensifikojnë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve.

“Biseduam edhe për përparimin e normalizimit të raporteve me Serbinë. Kompleksitetin e këtij procesi të gjithë e kanë parasysh. Kam dëgjuar vazhdimisht që kosovarët besojnë që kjo është rruga e duhur që duhet të vijojë vendi i tyre.

Në takimet me kryeministrin dhe presidenten e kam theksuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për normalizim, dhe kam inkurajuar që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet që të shpejtojnë rrugën drejt këtij normalizimi sepse çdo përparim në këtë drejtim do të ketë benefite për qytetarët e të dyja vendeve”, tha Power.

Ajo shtoi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i kontribuonte këtij procesi.

“Me themelimin e Asociacionit kjo do ti ndihmojë normalizimit të raporteve”, tha Power.

Power më tej shtoi se Kosova ka ndryshuar aq shumë që nga hera e fundit që kishte qenë ajo në vitin 1999.

“Është vështirë që të gjej fjalët që të shpreh se në çmasë ka ndryshuar Kosova prej që kam qenë këtu herën e fundit në vitin 1999. Është një Kosovë e ndryshme nga ajo që kam parë herën e fundit, e kjo ka ndodhur si rezultat i në vendosmërie të hekurt të popullit të këtij vendi. Po e lë Kosovën me një optimizëm të madh për të ardhmen e saj, ky vend i ri ka hedhur hapa gjigand gjatë kësaj kohe”, tha Power.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, tutje tha se miqësia e lidhjet mes Kosovës dhe SHBA janë të thella dhe “në të gjithë në administratën e Biden e vlerësojmë”.

Osmani pas takimit me Power: USAID për më shumë se dy dekada i ka qëndruar krahë për krahë Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Osmani ka falënderuar Power për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, duke treguar se ajo para 24 vitesh ishte reportere në Kosovë.

“Ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar për ne. Këto takime bëhen të veçanta kur presim miqtë që kanë lidhje të ngushtë me popullin tonë. Dua të falënderoj për punën tënde të atëhershme dhe për punën e jashtëzakonshme që bën tani”, theksoi ajo.

Osmani shtoi tutje se “për më shumë së dy dekada USAID ka qëndruar krahë për krahë Kosovës, kanë mbështetur bizneset drejt rritjes, si dhe kanë ndihmuar në përpjekjet tona për forcimin e demokracisë”.

“Kosova të cilën ju e patë të dërmuar nga lufta sot është sovrane. Angazhimi juaj i palëkundur në mbështetje të së vërtetës. Kosova është një dritë shprese, si një shtet i vogël por me vendosmëri të madhe ne kemi kapërcyer sfidat në luftën tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, por gjithçka çka kemi arritur do të ishte e pamundur pa mbështetjen e miqve tanë”, deklaroi ajo.

Presidentja shtoi tutje se Kosova dhe populli saj dot ë jenë gjithmonë mirënjohëse për popullin amerikan

“Jam krenare që Republika e Kosovës gjithmonë ka zgjedhur demokracinë dhe rrugën euroatlantike. Ne jemi mbështetur gjithmonë tek ju, por edhe ne ju lutemi që të mbështetni tek si një partner”, tha ndër tjera ajo.

 

 

Power: SHBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga viti 1999 deri më tani ka dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro.

“Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power.

Osmani takohet me Samantha Power

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Pas takimit, Osmani dhe Power pritet që të deklarohen për medie.

Power dje është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë shpallur ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.

Ajo po ashtu dje ka deklaruar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë, ndërsa theksoi rëndësinë që palët të përqendrohen tash për tash në detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizmin e marrëdhënieve, siç është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani takohet sot me Administratoren e USAID-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim nesër me datë 13 maj 2023 në orën 8:00, Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.

 Ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Znj. Power do të deklarohen për media.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat