Power: SHBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro

Aktuale

Power: SHBA-ja nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën me mbi dy miliardë euro

Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:46
Samantha Power

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga viti 1999 deri më tani ka dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro.

“Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power.

Ndersa presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Power për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, duke treguar se ajo para 24 vitesh ishte reportere në Kosovë.

“Ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar për ne. Këto takime bëhen të veçanta kur presim miqtë që kanë lidhje të ngushtë me popullin tonë. Dua të falënderoj për punën tënde të atëhershme dhe për punën e jashtëzakonshme që bën tani”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat