Ministri Mehaj cakërrohet me Lajçakun: Mos kërko mes, midis krimit dhe ligjit

Aktuale

Ministri Mehaj cakërrohet me Lajçakun: Mos kërko mes, midis krimit dhe ligjit

Më: 13 maj 2023 Në ora: 14:38
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i është drejtuar të Dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke i thënë se nuk duhet të vendoset në pozicion midis zgjedhjes së institucioneve dhe strukturave ilegale.

Këtë Mehaj e ka thënë lidhur me deklaratën e Lajçak se ndihet i shqetësuar “nga ato që ka dëgjuar në veri” ditë më parë.

“Aleksandar Filipoviq, një nga shumë personat pjesë të strukturave paralele që dirigjohen nga Beogradi. Andaj, Lajçaku është mirë të mos kërkojë mes, mes krimit dhe ligjit. Mes ilegalitetit e legalitetit. Mes institucioneve shtetërore e strukturave ilegale”, ka shkruar Mehaj.

“Ai para se të gjithash duhet të ishte i shqetësuar me shkeljen direkte të marrëveshjes së Brukselit me këso veprimesh nga Beogradi.  Në veri shqetësim është kriminaliteti i dirigjuar nga Serbia e Vuçiqi, asgjë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat