Muja e vazhdon përplasjen me BE-në, godet Lajçakun për “shqetësimin” rreth veriut

Aktuale

Muja e vazhdon përplasjen me BE-në, godet Lajçakun për “shqetësimin” rreth veriut

Më: 13 maj 2023 Në ora: 15:07
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak, pasi ky i fundit pas një vizite që ka realizuar në veri të vendit ka thënë se është i shqetësuar nga ato çfarë ka dëgjuar nga takimet.

Muja në këtë reagim të tij e ka bashkëngjitur një pjesë të raportimit të REL lidhur me Aleksander Filipoviqin, një serb nga veriu i vendit që kishte zhveshur uniformën e Policisë së Kosovës e që sipas REL gjatë këtij muaji kishte zhvilluar edhe një vizitë në zyrat e BIA-s serbe.

Muja për Filipoviqin ka thënë se është pjesë e strukturave paralele që kontrollohen nga Beogradi, dhe sipas tij, Miroslav Lajcak s’duhet të kërkojë mes, mes krimit dhe ligjit dhe mes institucioneve shtetërore dhe strukturave ilegale.

“Personi në lajmin më poshtë është Aleksandar Filipović, një nga shumë personat pjesë të strukturave paralele që dirixhohen nga Beogradi.Andaj, Lajçaku është mirë të mos kërkoj mes mes krimit dhe ligjit. Mes ilegalitetit e legalitetit. Mes institucioneve shtetërore e strukturave ilegale”, ka shkruar Muja, raporton Express.

Tutje Muja ka thënë e Lajcak duhet të ishte i shqetësuar me shkeljet direkte që Serbia po ia bën marrëveshjes së Brukselit.

Sipas depuetit të VV-së, në veri shqetësim është kriminaliteti i kontrolluar nga Serbia dhe Aleksander Vucic.

“Ai para se të gjithash duhet të ishte i shqetësuar me shkeljen direkte të marrëveshjes së Brukselit me këso veprimesh nga Beogradi. Në veri shqetësim është kriminaliteti i dirixhuar nga Serbia e Vuçiqi, asgjë tjetër”, ka përfunduar Muja.

Ditë më parë shefja e GP të VV-së i kishte reaguar BE-se lidhur me deklarimin se Kosova ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit kur ka vendosur shkarkimin e Ekipit Menaxhues.

Reagime kanë pasur edhe ambasadori Agron Bajrami dhe zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, të cilët kanë numëruar shkeljet e bëra nga Serbia.

Edhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërcënuar me braktisje të procesit të dialogut nëse synohet Asociacion me kompetenca ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat