Shqipe Pantina konfirmon bastitjen e shtëpisë së vëllaut të saj – ja detajet që i tregon!

Aktuale

Shqipe Pantina konfirmon bastitjen e shtëpisë së vëllaut të saj – ja detajet që i tregon!

Nga: M.H. Më: 13 maj 2023 Në ora: 18:50
Shqipe Pantina

Dje është raportuar për një aksion të hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Gllarevë të Klinës. Media ka raportuar nga mëngjesi për këtë aksion ku janë arrestuar disa persona.

Burimet bënë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës.

E gjatë ditës së sotme përmes një postimi në Facebook ka reaguar Shqipe Pantina.

Ajo konfirmoi që është bastitur dje shtëpia e vëllaut të saj por që nuk është gjetur asgjë, përcjell “Bota sot”.

Është e vërtetë se ai ka pësuar lëndime serioze dje, por është e vërtetë se ai NUK ka tentuar të i ik arrestimit”, u shpreh Pantina.

Postimi i plotë

Të nderuar miq,

Dje emri im dhe i familjes sime është lakuar në disa medie: Është e vërtetë se shtëpia e vëllaut tim është bastisur dje, por është e vërtetë se aty NUK është gjetur ASGJË, këtë e ka vërtetuar sot edhe Gjykata. Vëllau im nuk akuzohet për asgjë. Është e vërtetë se ai ka pësuar lendime serioze dje, por është e vërtetë se ai NUK ka tentuar të i ikë arrestimit. Gjysmë i përgjumur ( në jerem) ai ka ngatërruar daljen nga dhoma.

Vëllau është jashtë rrezikut për jetë por me lëndime serioze të boshtit kurrizor. Dua të i falenderoj mjekët e Emergjencës dhe të Klinikës se ortopedise spinale për kujdesin e treguar. Falenderoj edhe të gjithë miqtë e mi për thirrjet dhe mesazhet e dërguara dje.

Mediat e kanë për detyrë të informojnë publikun drejt dhe në mënyrë profesionale, por nganjëhere në ngutje për të bërë “lajme ekskluzive” shkelin çdo etike e parim gazetaresk siç ndodhi nga disa mediume edhe dje. Sidoqoftë, Unë do vazhdoj të angazhohem për lirinë e medias edhe atëherë kur sulmohem padrejtësisht.

Çfarë nuk të vret të bën më të fortë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat