Power insiston në themelimin e Asociacionit

Aktuale

Power insiston në themelimin e Asociacionit

Më: 13 maj 2023 Në ora: 21:15
Samantha Power

Në ditën e tretë të vizitës së saj në Kosovë, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, u takua me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën biseduan gjerë e gjatë.

Pjesë e takimit medoemos ishte edhe politika, ku nuk mbetën prapa këshillat për marrëdhënie me një shtet fqinj, me të cilin Kosova nuk i ka punët bash mirë.

“Kam inkurajuar që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet që ta shpejtojnë rrugën drejt këtij normalizimi. Sepse çdo përparim në këtë drejtim do të ketë benefite për qytetarët e të dyja vendeve. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do t’i ndihmojë po ashtu normalizimit të raporteve, me këtë edhe zhvillimit ekonomik dhe biznesit”, tha Power.

Ndërsa, Osmani u shpreh se po bëjnë maksimumin që vendi të shënojë progres të vazhdueshëm edhe në këtë fushë.

“Ne vazhdojmë përpjekjet tona për promovim të qeverisjes së mirë, efektive e gjithëpërfshirëse dhe avancim të vazhdueshëm të demokracisë pavarësisht sfidave dhe tendencave destabilizuese nga autokratët dhe satelitët e tyre”, tha Osmani.

E para e shtetit nuk e la pa falënderuar popullin amerikan për kontributin e dhënë për vendin që ajo e udhëheq.

Power gjatë ditës së djeshme u takua edhe me kryeministrin Kurti, ku edhe shpallën ankandin e parë për parkun me energji solare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat