Vetaksident me fatalitet në Kaçanik, humb jetën 76-vjeçari

Aktuale

Vetaksident me fatalitet në Kaçanik, humb jetën 76-vjeçari

Më: 13 maj 2023 Në ora: 23:30
Qazim Samakova

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën nacionale Hani i Elezit – Kaçanik, saktësisht te vendi i njohur si ‘kulla me qeshme’.

Viktima është Qazim Samakova, 76-vjeçar, i cili ishte në ulësen e pasagjerit në veturën që po drejtohej nga vajza e tij 23-vjeçare.

Sipas burimeve deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, me ç’rast shoferja ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

I ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa shoferja është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, faqet lokale në Facebook kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e cila ishte rrokullisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat