Halimi nga LDK denoncon Kurtin: Realiteti paralel i VV-së nuk kalon

Aktuale

Halimi nga LDK denoncon Kurtin: Realiteti paralel i VV-së nuk kalon

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:07
Sibel Halimi

Edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas postimit çorientues të Kurtit në lidhje me një raport të Bankës Botërore.

Kurti dha idenë se Kosova ishte përmirësuar gjatë qeverisjes së tij në një postim në Twitter ku shkruante se “...krahasuar me 10 vite më parë Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banori për 50 për qind dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind.”

Por, sipas asaj që shkruan Banka Botërore, formulimi është ndryshe:

“Gjatë dekadës së fundit, Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për frymë dhe ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë.”

Pra, ky raport efektivisht i njeh meritë Qeverisë Thaçi II, Mustafa, Haradinaj II, Hoti dhe Kurti.

E një ‘hile’ të tillë e ka denoncuar edhe Sibel Halimi e LDK-së.

“Raporti i marsit 2023 i Bankës Botërore përmend një dekadë progres të Kosovës, derisa Kryeministri Albin Kurti e përkthen në gjuhën e tij propaganduese, siç e di më së miri.” – ka shkruar znj. Halimi.

Ajo ka përmendur edhe lajmin e rrejshëm të pardjeshëm për 42 miliardë euro donacione nga BE-ja.

Statusi i plotë:

Raporti i marsit 2023 i Bankës Botërore përmend një dekadë progres të Kosovës, derisa Kryeministri Albin Kurti e përkthen në gjuhën e tij propaganduese, siç e di më së miri. Mburret, duke e përkthyer raportin për mandatin e tij, pa i shkuar mendja se po e përmbys edhe tezën e tij dhe të partisë në pushtet për “20-vjet shkatërrim në Kosovë.”

Realiteti paralel i krijuar nga Vetëvendosje nuk kalon!

Nuk qeveriset me lajme të rreme, si ajo e djeshmja, për 4.2 milionë euro donacion nga BE!

A po i vjen fundi mashtrimit masiv në Kosovë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat