Mustafa i PDK-së: Në mungesë të sukseseve, Kurti po mundohet t’i përvetësojë arritjet dhjetëvjeçare të Kosovës

Aktuale

Mustafa i PDK-së: Në mungesë të sukseseve, Kurti po mundohet t’i përvetësojë arritjet dhjetëvjeçare të Kosovës

Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:51
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Mustafa

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka thënë se se kryeministri Kurti po përpiqet të paraqesë suksesin e dy dekadave të kaluara si arritje të qeverisjes së tij, duke e përvetësuar kështu progresin e Kosovës. Ai e quan këtë tentativë një përpjekje për të fshehur dështimet e vet.

Sipas Mustafës, mungesa e sukseseve të dukshme të Qeverisë aktuale ka shtuar nevojën e tyre për të përdorur propagandën si një mjet kryesor për të maskuar paaftësinë e tyre për të ndryshuar situatën në vend. Ai ka theksuar se propaganda është bërë instrumenti më i përdorur nga Qeveria për të përfituar mbështetjen e publikut.

Postimi i plotë:

Paaftësia për të arritur çfarëdo përmirësimi të kushteve të jetesës kur kanë kaluar dy vite qeverisje po shkakton panikë te Qeveria aktuale dhe po e rritë nevojën e mbështetjes në propagandë si instrumentin më të përdorur nga kjo Qeveri.

Raporti i Bankës Botërore në mënyrë shumë të qartë thekson se “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë.”

Ndërsa, në mungesë të sukseseve të tij, Kryeministri po mundohet ta përvetësoj këtë arritje dhjetë vjeqare duke u perpjekur që ta paraqes si arritje të qeverisjes së tij.

Varfëria nuk zvogëlohet me rritje të kostos së jetesës prej mbi 20 përqind, përderisa të hyrat për kategoritë më të ndjeshme sociale kanë mbetur të pandryshuara dhe politikat e punësimit bazohen vetëm në eksperimente të përkohshme populliste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat