Enver Dugolli i shkruan Speciales: Keni juridiksion për hetimin e Masakrës së Dubravës

Aktuale

Enver Dugolli i shkruan Speciales: Keni juridiksion për hetimin e Masakrës së Dubravës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 12:57
Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, i ka dërguar edhe një shkresë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai tha se i ka ofruar argumente shtesë ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, se Gjykata Speciale ka juridiksion të plotë për ta hetuar Masakrën e Dubravës.

Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokuori i specializuar ka jurisdiksion të plotë për ta hetuar këtë rast”, tha Dugolli.

Dugolli ditë më parë kishte kërkuar nga ana e Speciales që të nisin hetimet rreth kësaj ngjarje makabre, të shkaktuar nga ana e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999, brenda Burgut të Dubravës janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë, si dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat