Mandl i shqetësuar me ndikimin e Serbisë në veri të Kosovës

Aktuale

Mandl i shqetësuar me ndikimin e Serbisë në veri të Kosovës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 18:38
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se është i shqetësuar me ndikimin që Serbia ushtron në veri të Kosovës.

Në emisionin Info Magazine,, ai ka përmendur faktin që Lista Serbe nuk ka garuar në zgjedhjet e veriut, duke thënë se ky subjekt politik është i ndikuar nga Beogradi.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme. Për këdo që dëshiron të jetojë në mënyrë paqësore me të gjithë të tjerët dhe të jetojë mirë, duhet të përfshihet në zgjedhje, si qytetar dhe si votues duhet ta përdorë të drejtën”.

“E njëjta vlen edhe për kandidimin për zgjedhje. Peizazhi politik i nominim kandidatët e vetë në listën e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë për këtë. Jam shumë i brengosur që është përpjekur nga jashtë për t’i sulmuar këto zgjedhje në komunat veriore të Kosovës”.

Tutje, ai ka shtuar se njerëzit që dëshirojnë të jenë pjesë e jetës publike dhe që dëshirojnë të kontribuojnë, nuk kanë kandiduar në zgjedhje për shkak të ndikimit nga Beogradi.

“Jam shumë i shqetësuar për përpjekjet për të ndikuar në mënyrë negative në këtë proces të zgjedhjeve në veriun e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat