Kush është deputeti analfabet që e përmendi në postimin e tij, Shpejtim Bulliqi?

Aktuale

Kush është deputeti analfabet që e përmendi në postimin e tij, Shpejtim Bulliqi?

Më: 15 maj 2023 Në ora: 21:32
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka deklaruar në Info10 në Kanal10 se statusi i sotëm i tij në Facebook ka një adresë, duke aluduar se e ka kuptuar personi që i është drejtuar ai.

Bulliqi në postimin e tij i kundërpërgjigjet ish-kryetarit të Podujevës nga LDK-ja, Agim Veliut të cilin e quan “deputet analfabet”, pasi ky i fundit e kritikoi atë gjatë një paraqitje televizive.

Ai e quan Veliun “zhavtës të buxhetit dhe mashtrimit të qytetarëve”, transmeton Gazeta10.

“Unë zakonisht veprimet që i bëj, i bëj publike. Ato e kanë adresën, atyre që iu kam adresuar besoj që e kanë kuptuar e kanë të qartë. Ata të cilët kanë pasur reagime të tilla, vec e kanë marrë një përgjigje. Nuk është që unë kam filluar. Ishte një përgjigje që e pashë në portale. Ajo nënkuptohet.”, tha Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat