Zjarrfikësit shpëtojnë tre punëtorët që i zuri dheu në Prizren – njëri i lënduar rëndë

Aktuale

Zjarrfikësit shpëtojnë tre punëtorët që i zuri dheu në Prizren – njëri i lënduar rëndë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Si pasojë e shembjes së dheut në lagjen “Arbana” në Prizren, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Vesel Gashi, i cili ka shtuar se njëri prej viktimave ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Sot ka ndodhur një incident në lagjen ‘Arbana’ në Prizren, ku tre punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shembjes së dheut”.

“Dy prej tyre pësuan lëndime më të lehta, ndërsa personi i tretë pësoi lëndime më të rënda. Ky i fundi po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Tutje, Gashi ka treguar se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ata kanë arritur që t’i nxjerrin punëtorët të cilët i kishte zënë dheu.

Dy prej tyre janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i treti me lëndime më të rënda është duke u trajtuar në QKUK.

Media mëson se punëtorët në fjalë kanë qenë duke intervenuar në një kanal të ujërave të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat