“Isa-Hasha, Esat Pasha” – Çitaku: VV-ja i shkaktoi dëme të mëdha Kosovës

Aktuale

“Isa-Hasha, Esat Pasha” – Çitaku: VV-ja i shkaktoi dëme të mëdha Kosovës

Më: 16 maj 2023 Në ora: 00:11
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e partisë më të madhe opozitare në vend PDK, Vlora Çitaku e ka cilësuar të dëmshme opozitëbërjen e Vetëvendosjes karshi marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.

Çitaku në Prime Time në Kanal10 tha se deklaratat e VV-së aso kohe duke i ka quajtur tradhtar dy ish-liderët, Mustafën e Thaçin i kanë shkaktuar dëme Kosovës.

“Në vitin 2013 e 2015 ka qenë pjesë e marrëveshjes që dokumenti i Asociacionit të dërgohet për shqyrëtim e vlerësijm në Kushtetuese.

Ose është dashur të bëhet një keqlexim i qëllimshëm. Ka qenë keq, i ka humbur Kosovës shumë vite sepse i ka krijuar polarizime të papara. Deklaratat Isa – Hasha, Esat Pasha e të ngjashme.”, tha Çitaku në Prime Time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat