Hoti: Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore

Aktuale

Hoti: Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:40
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, po merr pjesë në Samitin e Demokracisë të Kopenhagës.

Me këtë rast Hoti tha se Kosova është e bekuar që është pjesë e demokracive perëndimore.

“Partnerët tanë na kanë ndihmuar të ndërtojmë shtetin e pavarur dhe tani janë krah nesh në forcimin e demokracisë. Kosova ka bërë progres në ndërtimin e demokracisë, e cila duhet të kurorëzohet sa më parë me integrim në BE dhe NATO”, tha Hoti.

Ai theksoi se Kosova duhet të jetë aktivisht në krah të demokracive perëndimore në mbrojtje të vlerave perëndimore të lirisë e demokracisë.

“Në veçanti tani kur këto vlera po sulmohen nga vende diktatoriale, autokrate e moniste”, theksoi ai.

Ish-kryeministri i Kosovës po merr pjesë në këtë organizim me ftesën e ish-sekretarit të NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Në mesin e folësve ishin shumë personalitete të njohura si:

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderja e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Rasumssen, presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ish- kryeminsitrja Britanike, Liz, Truss, presidenti i Institutit Nacional Demokratik nga SHBA, Derek Mitchell, ish-kryesuesja e Kongresit të SHBA-së, Nensi Pelosi, ish sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, presidenti i SCSP, Ylli Bajraktari, dhe shumë përfaqësues të tjerë nga biznesi dhe fusha akademike nga e mbarë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat