“Ukshin Hoti do të jetë Ministër i Jashtem”, rrëfimi i Isak Shabanit për ditët në burgun e “Mitrovicës së Sremit”

Aktuale

“Ukshin Hoti do të jetë Ministër i Jashtem”, rrëfimi i Isak Shabanit për ditët në burgun e “Mitrovicës së Sremit”

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:46
Ukshin Hoti

Isak Shabani, veprimtari i çështjes kombëtare që ka kaluar nëpër tre burgje bashkë me Ukshin Hotin, në një rrëfim ka treguar për torturat e përjetuara në burgjet e Serbisë, raporton Express.

Ai ka thënë se në burgun e “Mitrovicës së Sremit” janë torturuar në mënyrë shtazarake, meqë komandant i atij burgu ka qenë një anëtar i partisë radikale serbe.

Shabani thotë se aty i kanë rrahur shtatë herë në ditë. Në këtë rrëfim për FRONTAl, Isak Shabani ka treguar se fillimisht në këtë burg, Ukshin Hoti ishte vendosur në qeli me disa serbë ordiner, por thotë se më pas kur serbët kishin marrë vesh për fillimin e bombardimeve e kanë bashkuar me shqiptarët e tjerë të burgosur.

“Shtatë herë në ditë i kanë rrahur të burgosurit politik. Torturat kanë qenë shtazarake. Na kanë malltretu natë edhe ditë. Sot kur flas, spo mund ta bindi as veten që e kemi kalua të. Një drejtor që ka qenë i partisë radikale serbe, torturat i ka bërë. Gardiant na kanë rrahur natë edhe ditë. Kur kanë filluar bombardimet, na kishin vendosur në një bodrum. Rreth orës dy të natës, ai erdhi e na hapi derën e na ka thonë tash e di që ju keni me fitu edhe Kosova ka me u bo Republikë”, ka thënë Shabani në T7.

Shabani thotë se ky drejtor i burgut, në një moment kur kishte shkuar në bodrumin ku po mbaheshin, iu kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij se aty e ka gjithë udhëheqësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se për Ukshin Hotin kishte aluduar se do të ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Kur vinte drejtori i burgut vitne me shumë njerëz. Një ditë na ka pru edhe Arkanin me na vizitu. Ai iu thoshte atyre që këtu e kam krejt kryesinë që do ta udhëheqin Kosovën. Ky do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, ishte aludimi i tij për Ukshin Hotin. Nait Hasanin thoshte se do të jetë Komandant i Ushtrisë. Hajzer Hajzerin si ministër të Mbrojtjes. Thoshte krejt udhëheqësin e Kosovës e kam këtu”, ka thënë Shabani me rastin e 24 vjetorit të zhdukjes së Ukshin Hotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat