Kasumi tregon gjendjen e Ukshin Hotit në vizitën e tij të fundit në burg

Aktuale

Kasumi tregon gjendjen e Ukshin Hotit në vizitën e tij të fundit në burg

Më: 16 maj 2023 Në ora: 19:44
Haki Kasumi në anën e majtë

Haki Kasumi, nga Këshilli Koordinues i familjarëve të Personave të Zhdukur, njëherit bashkëshorti i motrës së veprimtarit, Ukshin Hoti, rrëfeu disa momente nga vizita e tyre e fundit në burg tek Hoti, i cili aso kohe, ishte arrestuar nga regjimi serb.

Sot janë bërë 24 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit, me ç’rast, Kasumi tregoi se nga mimikat e tij e kishin kuptuar se ai po torturohej.

Aitregoi momentin kur Hoti kishte kundërshtuar urdhrin për të mos folur në gjuhën shqipe me familjarët e ngushtë, përcjell teve1.info.

“Ne e kemi kuptuar atë përmes mimikave se ishte në gjendje shumë të rëndë. Ne në takim me Ukshinin, për fat të keq, nuk patëm mundësi fare të komunikojmë në gjuhën shqipe. Aty na u është urdhëruar të flasim gjuhën serbe. Aty ka ndërhyrë Ukshini me atë qëndrimin e tij burrëror duke u thënë në gjuhën e tyre ‘kurrë nuk do ta përjetoni këtë kënaqësi të më dëgjoni mua të flas më familjarët e ngushtë në gjuhë të huaj, unë kam gjuhën time, gjuhën shqipe dhe me këtë po më shkelet një e drejtë elementare njerëzore’. Unë isha i lumtur pasi një kohë të gjatë nuk e kisha parë. Ai nuk ka qenë mirë, ka qenë i torturuar”, tregoi Kasumi.

Më 16 maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes së Hotit nga qelia e burgut të Dubravës, është zhdukur nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat