U ftua nga Shefqet Krasniqi, zv/ministri i Kurtit i quan shqiptarët “produkt” të përhapjes së Islamit

Aktuale

U ftua nga Shefqet Krasniqi, zv/ministri i Kurtit i quan shqiptarët “produkt” të përhapjes së Islamit

Më: 17 maj 2023 Në ora: 17:05
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, gjatë muajit të Ramazanit ka qenë i ftuar nga hoxha Shefqet Krasniqi për të marrë pjesë në një iftar.

Gjatë ndejës, Vokrri kishte mbajtur edhe një fjalë rasti, ku ka folur për kombin shqiptar dhe islamin, deklarata këto që kanë tërhequr vëmendje.

Vokrri ka thënë se shqiptarët janë produkt i prirjes së islamit për t’u përhapur kah perëndimi. Sipas tij, për më shumë se gjashtë shekuj shqiptarët janë nën ndikimin e fuqishëm të qytetërimit islam.

“Mund ta kuptojmë duke e ditë se ku jemi nisë dhe kah po shkojmë. Ne jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Kultularisht, Elhamdulilah, më shumë se gjashtë shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Mundemi me thënë qe jemi me siguri populli i vetëm me një signifikancë politike që mundemi me u krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çoj në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor”, thotë Vokrri.

“Natyrisht se ky nuk është mision i lehtë, hasin pengesa e ndodhin edhe lufta. E ne shqiptarët nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi. Sepse nuk kemi ekzistua si etnitet i veçantë, me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Evropë. Dhe jemi të vetmit, i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetërimit, që ende frymojmë, ende zhvillohemi, ende jemi këtu. Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull. Si qytetarë të vetëdijesuar fetarisht, moralisht e politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që është konsolidimi, jo vetëm i besimit tonë, por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë më të afërt, familjen tonë, lagjen tonë e tutje. Sepse e kemi potencialin. Dhe Allahu ka jep një premtim, tu na kujtu që shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha”, ka shtuar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat